Lëvizja Demokratike: Qeveria t’i paguaj shpenzimet për ndërrimin e dokumenteve

Maqedonia

Lëvizja Demokratike: Qeveria t’i paguaj shpenzimet për ndërrimin e dokumenteve

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Ndërrimi i dokumenteve të identifikimit, udhëtimit, të lejeve për vozitje dhe të tabelave të makinave, që u imponua për shkak të ndërrimit të emrit, është bërë një barrë e rëndë e qytetarëve, edhe ashtu të mbështetur për muri nga kriza e ekonomike, e cila gjithnjë e më shumë po thellohet, thonë nga Lëvizja Demokratike.

Nga atje thonë se kushtëzimi i këtillë ka bërë që qytetarët të reagojnë me të drejtë, sepse ata kanë dokumente valide dhe nuk është faji i tyre imponimi i afatizuar për nxjerrjen e të rejave.

“Lëvizja Demokratike propozon, gjë që është e natyrshme, që harxhimet për këtë “operacion” t’i bartë vet shteti. Qeveria duhet të miratojë vendim për lirimin e qytetarëve nga harxhimet shtesë, kurse par ata që tashmë i kanë nxjerrë dokumentet, të gjejë forma rimbursimi.

Për krijimin e kësaj gjendje aspak të volitshme më sa paku fajtor janë qytetarët, pjesa dërmuese e të cilëve janë buzë katastrofës ekonomike e sociale”, thonë nga Lëvizja Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat