Hetim kundër 13 personave për sulm ndaj një zyrtari në Strumicë, 30 ditë paraburgim për pesë nga to

Maqedonia

Hetim kundër 13 personave për sulm ndaj një zyrtari në Strumicë, 30 ditë paraburgim për pesë nga to

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike në Strumicë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 13 personave për të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”.

Siç ka njoftuar Prokuroria Publike, të gjithë të dyshuarit së bashku, më 18 gusht kanë sulmuar një zyrtar – kriminalistët në MPB-SPB Strumicë. Zyrtari teknik ka dalë në terren, në fshatin Banicë, për të foto-dokumentuar shporta me bletë, të cilat janë denoncuar për veprën penale “vjedhje”.

Të dyshuarit fillimisht kanë filluar të godasin veturën e policisë me shkopinj druri, shufra metalike dhe sende të tjera. Në një moment, derisa zyrtari po tentonte të identifikohej, njëri nga të dyshuarit ka hapur derën e shoferit, i ka marrë me forcë kartën e identifikimit dhe celularin dhe më pas ka filluar ta godasë me grusht në kokë dhe në trup.

Më pas kanë nxjerrë nga automjeti i tij zyrtarin, e kanë shtyrë në tokë dhe kanë vazhduar ta godasin me grushte dhe sende të ndryshme. Në të është bashkuar edhe një i mitur, ndaj të cilit po zhvillohet procedurë e veçantë. Si pasojë e goditjeve viktima ka pësuar disa lëndime të rënda.

Pas propozimit të prokurorit publik, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Strumicë ka marrë vendim për të cilin pesë të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat