Pendarovski takoi Escobarin: Washingtoni pret që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE

Maqedonia

Pendarovski takoi Escobarin: Washingtoni pret që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 18:29
Gabriel Escobar, Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim Gabriel Escobar, zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ndodhet për vizitë dyditore në RMV.

Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, në takimin e sotëm me Gabriel Escobar, zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, është diskutuar për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe hapat e ardhshëm që duhet RMV t’i ndërmerr si shtet për të përparuar në proces.

“Për arritjen e qëllimeve tona strategjike, e vlerësojmë veçanërisht mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takim u konfirmua mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të vendit tonë. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni zyrtar shprehu pritjen se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, njoftoi zyra e Pendarovskit.

Zyra e Presidentit thotë se ai theksoi rëndësinë e mbështetjes që Shtetet e Bashkuara ofrojnë për arritjen e synimeve strategjike të RMV-së.

“Në këtë drejtim, në takim u diskutua për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrë Maqedonia e Veriut për të avancuar procesin integrues në BE. Në takim u diskutua edhe për situatën në rajon më të gjerë, në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat