Arrestohet një person në Manastir për shkaktim të rrezikut publik, i konfiskohet një pushkë dhe plumba

Maqedonia

Arrestohet një person në Manastir për shkaktim të rrezikut publik, i konfiskohet një pushkë dhe plumba

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

MPB Maqedoni informon se sot (24.08) zyrtarë policorë nga policia kriminale në SPB Manastir për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut publik” nga neni 288 i Kodit Penal, pas urdhëresës së pranuar më parë nga Gjykata Themelore Manastir ka kryer bastisje në banesën dhe lokalet tjera të M.N nga Manastiri, gjatë të cilit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e kalibrit të vogël dhe 9 fishekë.

Më herët, sot (24.08.) rreth orës 12:30 në SPB Manastir T.V (50) nga Manastiri, ka raportuar se derisa ka qenë i parkuar si taksi në vendbanimin Orizare e Epërme në Manastir me veturë të pasagjerëve “Golf” me targa të Manastirit, ka dëgjuar të shtënë, dhe nga plumbi është dëmtuar pjesa e pasme e veturës”.

“Pas kontrolleve operative, policia kriminale i ka hequr lirinë M.N, i cili ka pranuar veprën penale dhe në bisedë zyrtare ka deklaruar se ka qëlluar pas një qeni.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim penal përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat