Stuhi në Prespë dhe Resnje, dëmtohen mollët dhe kulturat tjera bujqësore

Maqedonia

Stuhi në Prespë dhe Resnje, dëmtohen mollët dhe kulturat tjera bujqësore

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Reshje të dendura të shiut dhe breshrit në orët e vona të pasdites kanë goditur qytetin e Resnjës dhe vendbanimet përreth në Prespë.

Nga Komuna e Resnjës thonë se stuhia, reshjet e dendura të shiut, breshëri dhe bubullimat kanë shkaktuar dëme që do të regjistrohen gjatë ditës së nesërme.

Stuhitë e forta shkaktuan ndërprerje disa orëshe të furnizimit me energji elektrike në Oteshevë, dhe disa vendbanime të tjera, ndërsa në qytet nuk kishte rrymë për një orë, raporton telegrafi.

Dëmet më të mëdha i janë shkaktuar mollëve, por edhe kulturave të tjera bujqësore, bëri me dije sonte vetëqeverisja lokale atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat