Ndalohet një shtetas rumun në Bllacë, kërkohej me arrest ndërkombëtar

Maqedonia

Ndalohet një shtetas rumun në Bllacë, kërkohej me arrest ndërkombëtar

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

MPB njofton se dje ka ndaluar një shtetas rumun, për shkak se për të kishte urdhërarrest ndërkombëtar.

“Më datë 24.08.2023 në ora 11:35 në pikën kufitare “Bllacë”,

policia ka ndaluar E.A.(27) nga Rumania pasi pas kontrollit në evidencat zyrtare është konstatuar se i njëjti ishte i regjistruar me masën “arrestim” masë e lëshuar nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me Ministrinë e Brendshme.

Personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat