Spasovski-Miljaniq: Bashkëpunimi rajonal është një faktor për bashkëpunimin policor në EJL

Maqedonia

Spasovski-Miljaniq: Bashkëpunimi rajonal është një faktor për bashkëpunimin policor në EJL

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 16:08
Spasovski-Miljaniq

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit të tij në Podgoricë ka zhvilluar takim pune me ministrin pa portofol Zoran Miljaniq në Qeverinë e Malit të Zi, njoftojnë nga MPB.

“Në takimin me ministrin Miljaniq, u diskutua për promovimin e bashkëpunimit të suksesshëm dypalësh, në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit operacional në disa fusha si lufta kundër migracionit ilegal, krimit të organizuar dhe korrupsionit, terrorizmit dhe krimit kibernetik.

Dy ministrat ranë dakord se bashkëpunimi rajonal është një faktor vendimtar për një luftë të suksesshme kundër këtyre dukurive dhe zbatimi i Protokolleve të Konventës për Bashkëpunim Policor në EJL, si dhe pjesëmarrja e përbashkët në Iniciativat Rajonale, kontribuojnë në rezultate të mira”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në të njëjtën kohë, shtojnë nga atje, u theksua edhe aleanca në NATO, e cila është garantues për sigurinë në rajon, por edhe për krijimin e një rajoni të begatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat