LD: Një familje shqiptare nga Gostivari u maltretua për 20 orë në Serbi, sepse fëmija ka pasur veshur bluzë me shqiponjë

Maqedonia

LD: Një familje shqiptare nga Gostivari u maltretua për 20 orë në Serbi, sepse fëmija ka pasur veshur bluzë me shqiponjë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Partia opozitare Lëvizja Demokratike (LD) ka alarmuar për një familje shqiptare të Gostivarit, e cila është maltertuar nga policia Serbe, për siç thonë, sepse fëmija i kësaj familje ka pasur veshur bluzë me shqiponjë.

Siç bëjnë të ditur nga LD-ja, kësaj familje i është ndaluar edhe hyrja në Serbi deri në vitin 2031.

Nga LD-ja kritikojë ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani i cili sipas tyre “nuk ka ftuar ambasadorin serb në bisedë”. Ky veprim i Osmanit sipas LD-së tregon për “ndikimin e politikës serbe në Maqedoninë e Veriut”.

Reagimi i plotë i LD-së:

“Tashmë të gjithë e dinë se në afërsi të Beogradit, një familje shqiptare nga Gostivari është maltretuar nga policia serbe, duke u mbajtur peng për 20 orë. Jo vetëm kaq, por është gjobitur dhe i është ndaluar hyrja në Serbi deri në vitin 2031. Krejt kjo për shkak se fëmija i kësaj familjeje veshur ka pasur një bluzë me shqiponjë.

Fatkeqësisht për këtë lajm akoma nuk ka “dëgjuar” ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili për këtë skandal fyes, është i obliguar ta ftojë në bisedë ambasadorin serb dhe të tregojë se, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e qytetarëve të RMV, vërtet të gjithë janë të barabartë, pra edhe shqiptarët.

Kjo heshtje e Osmanit tregon qartë për ndikimin e politikës serbe në Maqedoninë e Veriut.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat