Dogana e Maqedonise sekuestron para, armë, kozmetikë, tekstil

Maqedonia

Dogana e Maqedonise sekuestron para, armë, kozmetikë, tekstil

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Raporti i Drejtorisë doganore për konfiskimet nga java e kaluar.

Në vendkalimin kufitar Tabanovcë në hyrje të vendit janë konfiskuar 422 copë makijazh në vlerë prej afro 190 mijë denarë, pasi ekipi operativ i ka zbuluar gjatë kontrollit të detajuar me skaner në një çantë të fshehur në kabinën e një automjeti mallrash me targa të Shtipit.

Në pikën kufitare Bllacë:

Në hyrje të vendit është regjistruar veturë me targa të Kërçovës e drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Pasi i është përgjigjur se nuk ka asgjë për të raportuar, ekipi mobil e ka përzgjedhur për ekzaminim të detajuar, gjatë të cilit në tri thasë të zinj janë gjetur 191 copë prodhime tekstili me vlerë të përgjithshme prej 137.711 denarë.

Doganierët kanë penguar hyrjen e paligjshme të devizave në vend në vlerë prej 5.000 euro, pasi shtetasit nga Iraku që kanë sjellë me vete 25 mijë euro kanë raportuar vetëm 20 mijë euro në vendkalimin kufitar Bllacë. Paratë e padeklaruar në vlerë prej pesë mijë eurosh fshihej pas mbulesës së diellit në anën e shoferit.

Në vendkalimin kufitar Sveti Naum në Ohër, doganierët kanë penguar importimin e paligjshëm të farërave në vendin tonë në vlerë të përgjithshme prej 611.925 denarë, të zbuluar në automjetin e pasagjerëve me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga një shtetas shqiptar.

Gjithashtu është parandaluar importimi i paligjshëm i armëve të zjarrit, pasi doganierët në pikën kufitare Mexhitlija gjatë kontrollit të një automjeti me targa greke që drejtohej nga një shtetas grek, iu zbulua një pushkë gjuetie të cilën ai nuk e kishte deklaruar dhe për të cilën nuk dispononte lejen përkatëse për të hyrë në vend.

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë ekipi mobil i Drejtorisë doganore ka konfiskuar 3.180 lule të padeklaruara të cilat nuk janë të mbuluara me deklaratë doganore në vlerë të përgjithshme prej rreth 84 mijë denarë, të zbuluar në një veturë motorike.

Në të gjitha rastet malli është mbajtur dhe ndaj personave janë ngritur kallëzime përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat