Grubi: Me Escobarin u diskutua vetëm për përfundimin e ndryshimeve kushtetuese, jo për zgjedhje

Maqedonia

Grubi: Me Escobarin u diskutua vetëm për përfundimin e ndryshimeve kushtetuese, jo për zgjedhje

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 14:01
Grubi

Në takimet e djeshme me Escobarin nuk u diskutua fare për zgjedhje të parakohshme, u diskutua vetëm për përfundimin me sukses të amendamenteve kushtetuese dhe vazhdimin e rrugës evropiane të vendit tonë, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitare Artan Grubi.

Grubi tha se gjatë takimeve u theksua një mbështetje e madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e vendit në BE, si dhe për ndryshimet kushtetuese.

“Shpresoj që OBRM-ja më në fund do të gjejë forcë, do ta kapërcejë vetveten, do ta votojë dhe do ta largojë këtë çështje nga agjenda ditore politike sepse është në interes të të gjithë qytetarëve”, tha ai.

Ai ka theksuar se dy muaj pas miratimit të amendamenteve teknike nga Qeveria dhe dorëzimit në Kuvend, nuk ka pasur debat publik për përmbajtjen e tyre.

"E shohim se dy muaj pas miratimit të amendamenteve teknike të Kushtetutës në Qeveri dhe dorëzimit në Kuvend, nuk ka absolutisht asnjë debat për përmbajtjen e atyre amendamenteve në shoqëri, as nga komuniteti akademik dhe as nga organizyatat joqeveritare dhe mediat, por debati bëhet vetëm në lidhje me çështjet politike, nëse duhet të ketë ndryshime të parakohshme, nëse do të formohet Qeveri e re,e jo në lidhje me atë nëse janë të mira apo të këqija, nëse humbim apo fitojmë", theksoi Grubi,raporton telegrafi.

Ai siguron se në të njëjtën ditë kur do të miratohen ndryshimet kushtetuese, Kuvendi do të shpërndahet dhe do të mbahen zgjedhje të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat