Shpëtohen 5 zjarrëfikës që kishin ngelur në mes të flakëve në territorin e Çeshinovës dhe Obleshevës

Maqedonia

Shpëtohen 5 zjarrëfikës që kishin ngelur në mes të flakëve në territorin e Çeshinovës dhe Obleshevës

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 20:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot, Departamenti i Njësive të Aviacionit të MPB-së, pas kërkesës së QKM-së për shuarjen e zjarrit në territorin e Komunës Çeshinovë-Obleshevë, ndërmjet Koçanit dhe Probishtipit, ka dërguar një helikopter Mi-171, i cili ka hedhur mbi 60 tonë ujë mbi zjarret.

Veçanërisht në zonën e zjarrit që po i afrohej fshatit Vërbicë është marrë masa dhe zjarri në atë zonë është vënë nën kontroll.

Po ashtu me helikopterin Mi-171 janë nxjerrë 5 zjarrfikës të TPPE Koçani, të cilët janë rrethuar nga zjarri dhe tym nga të gjitha anët,raporton telegrafi.

 

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Si dhe me të njëjtin helikopter në pikën më të lartë të zjarrit janë transportuar 11 zjarrfikës për ta shuar atë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat