Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale, pasdite në pjesët juglindore me kushte për jostabilitet afatshkurtër. Do të fryjë erë e dobët kryesisht jugore.

Temperatura do të arrijë deri në 38 gradë Celsius.

Me diell dhe shumë ngrohtë në Shkup dhe rrethinë me vranësira të vogla dhe me erë të dobët jugperëndimore.

Sipas sinoptikanëve edhe ditën e hënë do të jetë nxehtë me temperaturë deri në 37 gradë, ndërsa të martën do të fillojë një ftohje e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat