Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Për hyrje dhe dalje nga shteti në vendkalimet kufitare Bogodicë dhe Tabanovcë pritet rreth gjysmë ore, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të mëdha, informojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).

Sipas informacioneve të LAMM-së, intensiteti i komunikacionit në rrugët rrugore jashtë qendrave të qytetit është mesatar, ndërsa në rrugët shtetërore qarkullimi po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

“Komunikacioni nga Strahojadica në Smesnicë është i mbyllur për qarkullim për shkak të zjarrit në afërsi të rrugës”, njofton AMSM.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat