QMK: Ditën e sotme nuk ka zjarre aktive në Maqedoni

Maqedonia

QMK: Ditën e sotme nuk ka zjarre aktive në Maqedoni

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Qendra e menaxhimit të krizave bën të ditur se mëngjesin e sotëm nuk ka zjarre aktive.

Zjarri në Komunën e Zelenikovës që ka shpërthyer dje pasdite është shuar.

Ndërsa në vendin e ngjarjes është një ekip kujdestar i Brigadës për mbrojtje nga zjarri të qytetit të Shkupit.

Të shtunën në një zonë të hapur ka pasur 30 zjarre, më i madhi ishte në Ajvatovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat