LSDM: Nuk ka cilësi më të mirë të jetës se anëtarësimi në BE, ndërsa Mickoski po e pengon këtë

Maqedonia

LSDM: Nuk ka cilësi më të mirë të jetës se anëtarësimi në BE, ndërsa Mickoski po e pengon këtë

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 11:08
LSDM

“Deklarata e Hristijan Mickoskit për ndryshimet kushtetuese nuk janë të rëndësishme në këtë moment sepse PDUKM merret me cilësinë e jetës së qytetarëve është i rremë, transparent dhe nuk ka lidhje me realitetin”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti theksojnë se “nuk ka garanci më të madhe për një jetë më cilësore për në gjitha kategoritë e qytetarëve sesa anëtarësimi në BE”.

“Anëtarësimi i plotë në BE nënkupton qasje të lirë në një treg prej 500 milionë konsumatorëve, qasje në fonde të reja, të shtuara evropiane dhe mundësi për të hyrë në investime të reja, teknologji dhe njohuri të reja”, thonë nga LSDM.

“Është Mickoski që po i ndal të gjitha ato, së pari sepse nuk i intereson qytetarët, e dyta sepse është i përkushtuar për bllokada dhe shkatërrime dhe vepron në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare”.

“LSDM, së bashku me qytetarët, së bashku me bllokun evropian, do të bëjnë gjithçka që të tejkalohen bllokadat e Mickoskit dhe PDUKM-së dhe të sigurohet e ardhmja evropiane e shtetit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat