Skender Rexhepi pas shtatorit nis procedurat për parti të re: Për herë të parë në histori, shqiptarët do të kenë dy tabore politike

Maqedonia

Skender Rexhepi pas shtatorit nis procedurat për parti të re: Për herë të parë në histori, shqiptarët do të kenë dy tabore politike

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 11:38
Skender Rexhepi-Zjedi

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zjedi në “Summer Click” në TV21 tha se pas shtatorit do të nis procedurat për formimin e partisë së re politike.

Rexhepi tha se nuk ka tjetër zgjidhje pasi nuk u bënë reformat që i priste në Alternativë, ndërsa shprehet i bindur se deri në zgjedhjet e ardhshme, në kampin politik shqiptar do të ketë dy tabore.

“Sipas gjitha gjasave do të rrugëtojmë me një rrugëtim të ri politik, me strukturat që i kemi, përkrahësit kudo që janë, do ua shtri dorën e bashkëpunimit të gjithë atyre që kanë dalur nga Alternativa, të gjithë atyre që u pengohet në Alternativë apo subjekte tjera që së bashku të kurorëzojmë rrugëtimin e ri politik, për fat të keq, ndoshta në shoqërinë tonë duken se janë shumë, edhe realisht është ashtu,

po për fat të mirë fillojnë kështu qetsimet politike dhe fundja deri në zgjedhjet e ardhshme do të shkohet në dy tabore politike, ku mund të ndodhe që në herën e parë në histori pluralizmit, shqiptarët të shkojnë me dy tabore në zgjedhje”, tha Zejdi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat