Grubi: Ja pse opozita maqedonase po fut vendin në kaos

Maqedonia

Grubi: Ja pse opozita maqedonase po fut vendin në kaos

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 12:23
Artan Grubi

Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një lidhje direkte nga Shkupi për Euronews Albania foli për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministrat e partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim  i kanë dorëzuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskit dorëheqjet e tyre të kushtëzuara, të cilat do të hyjnë në fuqi kur opozita VMRO DPMNE të votojë për amendamentet për futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

“Lideri mendon për gjeneratat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme, po të kishim menduar për zgjedhjet e ardhshme do të kishim qëndruar në këtë qeverisje dhe do ishim lavdëruar me të gjitha projektet që kemi realizuar këtë trevjeçar, por ne po mendojmë për gjeneratat e ardhshme dhe një sfidë e tillë, një shans i tillë nuk do të na përsëritet për një kohë të gjatë” – tha Grubi.

Gjithashtu ai foli edhe për marrëveshjen që ishte bërë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe a ekziston frika nëse kjo marrëveshje do të ndikojë në integrimin e vendit.

“Të gjithë ne e dimë që kishim obligim që të zbatojmë marrëveshjen e fqinjësisë së mirë e cila ishte nënshkruar më 2 gusht 2017, midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Borizov në Bullgari, dhe i dinim obligimet të cilat na rrjedhin nga ajo marrëveshje kështuqë nuk mund të pretendojmë të kemi dilema për ndërmarrjen e këtij hapi kaq të rëndësishëm.

Edhe neve, edhe Shqipërisë por edhe çdo vendi kandidat, gjatë negociatave,  gjatë hapjes së kapitujve, secili nga vendet anëtarë të Bashkimit Evropian, mund të na e parashtrojë vërejnjtje dhe mund të na e parashtrojë ecurinë tonë drejt  mbylljes së kapitujve për arsye të të drejtave që ata mund të kenë me lirinë e shprehjes, me sundimin e ligjit, me luftën kundër korrupsionit, me reformën në çfarëdo qoftë, kështu që nuk do të thotë që bllokadat mund të bëhen nga Bullgaria por nga secili vend të cilët nuk i plotësojmë kushtet”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat