Azir Aliu: Të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që ofron transformimi digjital

Maqedonia

Azir Aliu: Të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që ofron transformimi digjital

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 12:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë i RMV-së, Azir Aliu ndodhet për vizitë zyrtare në Slloveni, ku merr pjesë në edicionin e 18-të, të Forumit Strategjik të Bledit bashkë me liderët e rajonit dhe vendeve tjera europiane.

Ministri Aliu ishte pjesë e Panelit të ministrave, i cili këtë vit si temë diskutimi kishte “Transformimi Digjital në rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Gjatë fjalës së tij, theksoi se duhet të shfrytëzohen mundësitë që ofron transformimi digjital.

“Tranformimi digjital është shumë më i rëndësishëm dhe ne së bashku duhet të paraqesim më shumë mundësi dhe ndihmë për popujt tanë, si në mënyrë bilaterale ashtu edhe në mënyrë rajonale, duke përdorur mundësitë që ofron transformimi digjital, kjo gjë bëhet e mundur përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes të partnerëve për transformimin digjital të rajonit drejt integrimit në BE, në një treg të vetëm digjital”, deklaroi ministri Aliu.

Në margjinat e forumit Azir Aliu është paraparë të zhvilloi takime bilaterale me kolegë dhe pjesëmarrës tjerë. Forumi Strategjik i Bledit konsiderohet si ngjarje e rëndësishme rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat