Aksident në rrugën Ohër – Shën Naum, lëndohen dy persona

Maqedonia

Aksident në rrugën Ohër – Shën Naum, lëndohen dy persona

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 13:12
Shiriti i Policisë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum ka ndodhur një aksident trafiku, kur një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi dhe pasagjeri.

“Sot në mëngjes në ora 04:30 është raportuar se në rrugën rajonale R1301 Ohër – Shën Naum në vendbanimin Sveti Stefan, automjeti i pasagjerëve BMW me shenja regjistrimi të Ohrit, i drejtuar nga 19-vjeçari B.A nga Ohri, ka dalë nga rruga.

Pas aksidentit drejtuesi B.A. dhe shoqëruesja e tij V.M.(18) nga Ohri janë dërguar në Spitalin Special “Shën Erazmus” në Ohër, ku nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime të rënda”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MPB njoftoi se këqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat