Lëvizja BESA: Krimi i Bujar Osmanit dhe BDI-së me tenderë milionësh është pengesa e vetme për integrim në BE

Maqedonia

Lëvizja BESA: Krimi i Bujar Osmanit dhe BDI-së me tenderë milionësh është pengesa e vetme për integrim në BE

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 17:10
Lëvizja BESA

Nga Lëvizja Besa përmes një kumtese shprehen se funksionarët e BDI-së vazhdojnë për çdo ditë të dëshmojnë se sa janë anti-evropian dhe pro-krimit dhe korrupsionit.

“Skandali i fundit i publikuar në media, ku ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i ndan 1.8 milion euro kompanisë “Eurovia” e cila është njëra nga donatorët kryesorë të BDI-së dhe e udhëhequr nga funksionarë të BDI-së, dëshmon se pushteti LSDM-BDI nuk e ka synim integrimin në BE, por pushtetin për të kurdisur tenderë dhe për tu pasuruar funksionarët e saj dhe partia”, thonë nga Lëvizja Besa.

Ata shtojnë se kush me të vërtetë është pro eurointegrimeve dhe punon në të mirë të qytetarëve e dëshmojnë veprat.

“Derisa për BDI-në vazhdimisht dalin skandale korruptive, funksionarët e Lëvizjes BESA për çdo ditë promovojnë, bulevarde të reja, rrugë të asfaltuara dhe shumë projekte tjera me standarda evropiane. Andaj duhet menjëherë të ketë zgjedhje parlamentare dhe qytetatët të kenë mundësi të ndëshkojnë këtë pushtet kriminal. Ndërsa institucioneve përkatëse u bëjmë thirrje që të veprojnë urgjentisht”, thonë nga LB e Bilall Kasamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat