Bekteshi: Për Qeverinë e Maqedonisë është me rëndësi zhvillimi i minierave, do të sigurohet rritje ekonomike

Maqedonia

Bekteshi: Për Qeverinë e Maqedonisë është me rëndësi zhvillimi i minierave, do të sigurohet rritje ekonomike

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 17:49
Bekteshi

Minatorët janë resursi ynë njerëzor i paçmuar, ndërsa xehetaria është degë bazë për zhvillim industrial të shtetit, ndërsa duke i ndjekur zhvillimet aktuale në botë, kjo industri do të bëhet faktor bazë për mbijetesë dhe zhvillim, porosit ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, me rastin e 28 gushtit, Ditës së Minatorëve.

Në urim drejtuar minatorëve Bekteshi thekson se vendi ka pasuri të çmuar natyrore dhe prandaj duhet të kemi kujdes të veçantë për minierat e lëndëve të para minerale në vendin tonë.

“Megjithatë, në periudhën e kaluar jemi përballur me sfida serioze në këtë sektor, veçanërisht nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjë që rezultoi me ndryshime ligjore me të cilat dukshëm forcohet kontrolli i punës së koncesionarëve, por nga ana tjetër lehtësohet rruga për kompanitë që duan të investojnë në këtë industri dhe njëherësh t’i respektojnë dhe zbatojnë standardet më të larta të punës, duke mundësuar siguri gjatë punës së minatorëve që janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të lartë gjatë funksionimit.

Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është me rëndësi të veçantë që kjo degë të zhvillohet në mënyrë që të sigurojë rritje ekonomike për shtetin, por edhe të ndikojë në mënyrë perspektive në këtë segment të shoqërisë”, thekson Bekteshi në urimin me rastin e Ditës së Minatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat