MPJ e Maqedonisë hedh poshtë akuzat për rikonstruktimit e sallës "Boris Trajkovski"

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë hedh poshtë akuzat për rikonstruktimit e sallës "Boris Trajkovski"

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një kumtese hedh poshtë akuzat dhe i quan spekulime akuzat për ndikim politik në përzgjedhjen e kompanisë për rikonstruktimit e sallës “Boris Trajkovski”.

“Në interes të informimit transparent të publikut, Ministria e Punëve të Jashtme publikon ofertat nga katër ofertuesit e prokurimit publik për rindërtimin e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” për nevojat e konferencës së OSBE-së. Edhe një herë e potencojmë se kjo është ngjarja më e madhe politike ndërkombëtare që do të mbahet në Shkup ku do të marrin pjesë rreth 70 ministra të punëve të jashtme nga rajoni dhe më shumë se 1000 mysafirë”, thuhet në njoftimine e MPJ-së.

Ata shtojnë se përzgjedhja është bërë me ofertuesin më të favorshëm, ose ofertuesi me çmim më të ulët dhe se Eurovia ka ofruar 93.746.070 shpenzime, kompania e dytë 120.668.981, e treta 134.015.461 dhe kompania e katërt ka ofruar 374.353.297 denarë.

“Ministria nuk mund të refuzojë e as nuk ja se si ta arsyetojë të refuzuarit e një ofertë e cila sipas kritereve është më e volitshme. Me përgjegjësi pohojmë se nuk ka asnjë ndikim apo parregullsi në përzgjedhjen e kompanisë e cila është konfirmuar në komisionin e nivelit të dytë. Të gjitha institucionet janë të mirëseardhura të analizojnë përzgjedhjen si dhe zbatimin e procedurës, e cila do të jetë sipas standardeve më të larta të OSBE-së”, thonë nga MPJ.

Nga MPJ bëjnë thirrje që të mos keqpërdoret këtë ngjarje dhe ta njollosin kryesimin tonë me OSBE-në, e cila vlerësohet si një nga më të suksesshmet dhe ka rëndësi të madhe për ngritjen dhe promovimin e shtetit në korniza botërore.

“Ministria është në dispozicion të të gjitha institucioneve që duan të marrin më shumë informacion rreth procesit të përzgjedhjes së ofertuesit më të volitshëm, por procedura dhe ngjarja nuk duhet të përdoren për politikë ditore dhe manipulime, të cilat dëmtojnë reputacionin si të shtetit ashtu edhe atë të OSBE-së si organizatë”, thuhet në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat