Arrestohen edhe dy policë dhe dy ushtarë për krismat në fshatin Debresht të Krushevës

Maqedonia

Arrestohen edhe dy policë dhe dy ushtarë për krismat në fshatin Debresht të Krushevës

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 18:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se sot nga zyrtarët policorë të Zyrës për Hetime Kriminalistike pranë Stacionit Policor në Prilep është zgjeruar hetimi në lidhje me veprën penale “rrezikim i sigurisë së përgjithshme” që ndodhi në një aheng familjar në fshatin Debreshte të Krushevës.

“Janë identifikuar disa persona që kanë shkrepur me armë dhe ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa adekuate.

Dy prej tyre janë zyrtarë policorë N.I (28) dhe E.I (28), kurse dy të tjerë janë ushtarë profesionistë B.H (26) dhe I.R (23), kurse të tjerët janë banorë të fshatit Debresht të Krushevës”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se janë kryer 7 kontrolle dhe janë konfiskuar armët që janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat