Zjarr afër fshatrave Rugjincë dhe Belakovc, QMK: Me gjasë do të nevojitet mbështetje ajrore

Maqedonia

Zjarr afër fshatrave Rugjincë dhe Belakovc, QMK: Me gjasë do të nevojitet mbështetje ajrore

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Një zjarr tjetër në ambient të hapur ka shpërthyer sot rreth orës 15:30 në atarin e fshatit Rugjincë dhe Belakovc të komunës së Nagoriçanit të Vjetër.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informojnë se zjarrfikësit nga NjTKZ Nagoriçan i Vjetër po mundohen të vendosin kontrollin mbi zjarrin dhe për momentin fshati Rugjincë është i sigurt.

“Me gjithë përpjekjet e zjarrfikësve, zjarri vazhdon të përhapet edhe më tej dhe me gjasë do të nevojitet mbështetje ajrore. Meqë tashmë është vonë për angazhimin e aeroplanëve, janë dhënë udhëzime që gjatë natës të kërkohet përforcim për të siguruar fshatin Belakovc drejt të cilit po lëviz zjarri. Zjarrfikësit nga NjTKZ Kumanovë dhe Kratovë së shpejti do të dërgohen dhe do të bëjnë kujdestari në afërsi të këtij fshati”, thonë nga QMK.

Gjatë natës do të sillet vendim nëse kur dhe cili aeroplan do të përdoret për shuarjen e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat