Nxënësit e Vizbegut të Shkupit nga 1 shtatori do të nisin mësimin në shkollën e re

Maqedonia

Nxënësit e Vizbegut të Shkupit nga 1 shtatori do të nisin mësimin në shkollën e re

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri u shpreh se gjatë muajit shtator nxënësit e Vizbegut në Shkup do të mësojnë në shkollën e tyre amë.

“Sot kjo shkollë mori dritë jeshile edhe nga qeveria. Shkollë e bukur, moderne, në fazën finale ndërtimore dhe me shumë gëzim do i pret nxënësit e parë shumë shpejtë”, shprehet ministri Shaqiri.

Ai shtoi se shkolla do të fillojë me procesin arsimir duke i ulur në bankat shkollore rreth 300 nxënës, dhe dukshëm do ta lehtësojë funksionimin e prindërve të kësaj lagje.

“Po, jam krenar që mbaj vulën e shkollës në Vizbeg bashkë me të gjithë shokët qeveritar që ndihmuan këtë proces të vijë deri në finale që nga iniciativa dhe këmbëngulja e vazhdueshme e ZKPM z. Artan Grubi për tu mbaruar ky projekt”, deklaro mes tjerash ministri Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat