Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 08:48
Mélanie Joly

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë, Mélanie Joly, sot do të jetë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Ajo do të ketë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve, aleanca në kuadër të NATO-s, sfidat e kryesimit të vendit me OSBE-në, si dhe ngjarje të tjera aktuale në fushën e politikës së jashtme.

Ministrja Joly, gjatë qëndrimit në Shkup do të ketë takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe me ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat