Në Maqedoni sulmohet me gurë autobusi me serbë që ktheheshin nga Greqia

Maqedonia

Në Maqedoni sulmohet me gurë autobusi me serbë që ktheheshin nga Greqia

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Disa serb në Maqedoni kanë përjetuar shqetësime të mëdha derisa ktheheshin nga Greqia. Ata thonë janë sulmuar nga një grup të miturish të cilët kanë gjuajtur me gurë autobusin në një mbikalim.

Ata thonë se nuk ka të lënduar, por të gjithë janë të stresuar, sidomos fëmijët që ndodheshin në autobus.

“Sonte në kthim nga Greqia me autobus ka ndodhur diçka e pakëndshme. Nga mbikalimi në Maqedoni na hodhën me gur drejt e në xhamin e shoferit. Fatmirësisht xhami nuk u thye plotësisht dhe fëmijët e ulur aty nuk u lënduan. Më vonë na njoftuan se është bërë nga një grup të miturish, se nuk jemi të parët që i ndodh kjo dhe po ndodh gjithnjë e më shpesh. Dhe ata e dinë se kush është dhe unë nuk shoh asgjë të shkruar për këtë askund. Dua vetëm të tërheq vëmendjen e shoferëve që të kenë kujdes kur kalojnë në mbikalimin nëpër Maqedoni”, ka shkruar Sanja M. në faqen “Live from Greece” në Facebook.

Ndërsa ata që jetojnë përreth i kanë paralajmëruar që “nëse kthehen nga Greqia, të kenë kujdes që të mos gjenden në të njëjtën situatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat