U ballafaquan me stuhi në Liqenin e Dojranit, shpëtohen tre persona

Maqedonia

U ballafaquan me stuhi në Liqenin e Dojranit, shpëtohen tre persona

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se sot nga ora 08.30 në njërin numër për thirrje për urgjencë  112 ka telefonuar një person, i cili së bashku me dy persona tjerë kanë qenë në një varkë në liqenin e Dojranit e cila është përfshirë nga një stuhi e fortë.

Informacionet janë që era dhe dallgët e kanë larguar varkën larg bregut, drejt pjesës së brendshme të liqenit pavarësisht tentativave të tre personave për të rimarrë kontrollin e varkës dhe për t’u kthyer në breg të liqenit.

“Operatori gjeti vendndodhjen e saktë të varkës dhe ia dërgoi menjëherë Departamentit të Operacioneve dhe Koordinimit të QMK . Operativi i DOK-së së QMK-së ka njoftuar menjëherë SPB Strumicë, e cila urgjentisht ka kërkuar ndihmë nga policia kufitare në Dojran”, ka njoftuar QMK.

Nga aty thonë se ekipi i policisë kufitare i ka hyrë furtunës me një skaf dhe në një shpëtim dramatik të ndjekur nga era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë arritur të nxjerrin të padëmtuar tre personat që ndodheshin në rrezik të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat