Arrestohen tre persona në Tetovë për posedim të lëndëve narkotike

Maqedonia

Arrestohen tre persona në Tetovë për posedim të lëndëve narkotike

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

SPB Tetovë informon se janë arrestuar tre persona, për shkak të posedimit të lëndëve narkotike.

“Mbrëmjen e djeshme (29-gusht) rreth orës 21:40, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar personat H.D.(29), B.S.(32), I.A.(33), të tre nga Reçica e Vogël e Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit iu gjet dhe konfiskua kokainë”.

“Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat