Lloga: Prania në seanca, pa të drejtë vote, nuk ndikon në marrjen e vendimeve dhe funksionimin ligjor të Këshillit Gjyqësor

Maqedonia

Lloga: Prania në seanca, pa të drejtë vote, nuk ndikon në marrjen e vendimeve dhe funksionimin ligjor të Këshillit Gjyqësor

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Prania e ministrit të Drejtësisë në seanca, pa të drejtë vote, nuk ndikon në marrjen e vendimeve dhe funksionimin ligjor të Këshillit Gjyqësor (KGJ), theksoi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në kumtesë pasi u theksua sot se ai si anëtar sipas funksionit të KGJ-së nuk e njofton këtë organ për mungesat në seanca.

Lloga thekson se në vitet e kaluara, disa ministra të drejtësisë nuk morën pjesë në seancat e Këshillit Gjyqësor për shkak të rekomandimit të GREKO-s për heqjen e pjesëmarrjes me obligim zyrtar të ministrit të drejtësisë në këtë organ.

Menjëherë pas marrjes së detyrës së ministrit, kam njoftuar Këshillin Gjyqësor dhe kam kërkuar që rekomandimi i GRECO-s të respektohet dhe të ndërhyhet në Kushtetutë duke e hequr këtë dispozitë, në të kundërtën kam njoftuar se do të marr pjesë në të gjitha seancat e Këshillit Gjyqësor në të cilat kam të drejtë si anëtar sipas funksionit, sepse duhet respektuar Kushtetuta”, theksoi Lloga.

Me një shkresë, thekson ai, e kam njoftuar Këshillin Gjyqësor që të bëjë ndarjen e seancave dhe të më informojë për ato ku mund të marr pjesë.

Siç është theksuar në ligj, anëtarët e Këshillit sipas funksionit nuk marrin pjesë në punimet e seancave të Këshillit në të cilat diskutohet dhe vendoset për procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë, zgjedhjen ose shkarkimin e gjyqtarit apo kryetarit të gjykatës. Duke pasur parasysh se në periudhën e fundit kanë ndodhur një sërë parregullsish në funksionimin e këtij organi, ku besueshmëria e anëtarëve të tij është dëmtuar shumë dhe besimi i publikut është ulur në nivelin më të ulët, si dhe vizita nga ana e Misionit të Vlerësimit të BE-së, i cili skanoi gjendjen në Këshillin Gjyqësor pas një sërë skandalesh dhe trazirash, vendosa të mos marr pjesë në seancat ashtu si paraardhësit e mi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor u theksua se ministri i Drejtësisë Krenar Lloga dhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, të cilët janë anëtarë sipas funksionit të KGJ-së, edhe pse të ftuar, nuk janë të pranishëm dhe nuk e kanë njoftuar Këshillin për mungesën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat