Një ari me dy këlyshë janë vrarë në parkun kombëtar “Mavrova”

Maqedonia

Një ari me dy këlyshë janë vrarë në parkun kombëtar “Mavrova”

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Një ari i vrarë me dy këlyshë është gjetur mëngjesin e sotëm në parkun kombëtar të Mavrovës në afërsi të fshatit Zhirovnicë, njofton Inspektorati Shtetëror i Mjedisit (ISHM).

ISHM thotë se Inspektori i Lartë i Natyrës nga Departamenti për Inspeksion Natyror-Perëndim ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm bazuar në informatat e marra me email dhe telefon nga dhe “Parku Kombëtar – Mavrovë”.

Në orët e mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Zhirovnicë, më saktësisht përballë hyrjes së fshatit, shërbimi rojtar ka vërejtur se janë qëlluar me armë zjarri tre arinj: një femër me dy këlyshë. Gjatë inspektimit të jashtëzakonshëm është përpiluar Procesverbali i të gjeturave nga ISHM, gjatë të cilit do të bëhet procedurë e mëtutjeshme inspektuese, ku të pranishëm janë edhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe policia”, thonë nga ISHM.

Nga Inspektorati thonë se trupat e arinjve të pushkatuar janë transferuar në një ftohës të posaçëm në PK të Mavrovës, Universiteti i Mavrovës, ndërsa gjatë kontrollit nuk ka pasur persona nga Agjencia për Ushqim dhe Mjekësi Veterinare (AUMV) dhe nga Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti.

“Nga Policia është duke u zhvilluar një procedurë e posaçme hetimore për gjetjen dhe sanksionimin e autorit”, tha ISHM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat