Lëvizja Besa: Kompania që fitoi tenderin e MPJ-së ka rritje mbi 100 për qind të të ardhurave në dy vitet e fundit

Maqedonia

Lëvizja Besa: Kompania që fitoi tenderin e MPJ-së ka rritje mbi 100 për qind të të ardhurave në dy vitet e fundit

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 15:42
Lëvizja Besa

“Raporti afarist i BDI-së me kompaninë fituese të tenderit prej 1 milion e 800 mijë euro është evidente dhe këtë e dëshmojnë qartë të hyrat dhe fitimet e kompanisë në fjalë në vitet e fundit”, tha Hasim Murtezini nga Lëvizja Besa.

Ai tha se është një kompani, e cila, sipas të dhënave zyrtare, në dy vitet e fundit, në vitin 2021 dhe 2022, ka një rritje mbi 100 për qind të qarkullimit të të ardhurave, pra një rritje serioze të fitimit vjetor.

Sipas partisë, nuk ka njeri që do t’i besonte deklaratave të ministrit Bujar Osmani se ai nuk ka qenë realisht në dijeni se kompania”Eurovia” që ka marrë tenderin prej 1 milion e 800 mijë euro është donator i BDI-së.

Lëvizja Besa u bëri thirrje të gjitha organeve kompetente, duke filluar nga Prokuroria Publike, Komisioni Kundër Korrupsionit dhe Inspektoratit Shtetëror, që të fillojnë menjëherë kontrollet dhe shqyrtimin e detajuar të dokumentacionit të tenderit për të zbardhur të vërtetën se si nga të gjitha kompanitë e regjistruara është pranuar tender 1.8 milionë euro, kompania donatore e BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat