Arrestohen tre shtetas të Italisë për gjueti ilegale në Gostivar

Maqedonia

Arrestohen tre shtetas të Italisë për gjueti ilegale në Gostivar

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë së Veriut parashtroi kallëzim penal kundër B.Xh (37/0, D.L.R (19) dhe D.L.A (56) të gjithë nga Italia për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale gjueti ilegale.

Nga policia shtojnë se kallëzim penal i është parashtuar edhe një shtetasi nga Shqipëria për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale ndihesë.

“Më 12.12.2022, tre të pandehurit e parë janë denoncuar se po lëvizin në automjet me tabela italiane në rrugën mbi fshatin Gjurgjevishtë që çdo te kanali i ujërave të Sharrit. Më pas, në automjet janë gjetur tre qen gjuetie dhe po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar pushka gjuetie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka vërtetuar se bëhet fjalë për gjueti ilegale në territorin e një parku nacional dhe ndaj tyre parashtroi kallëzim penal për veprat e sipërpërmendura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat