Konferenca e tretë e Forumit Ekonomik dhe Financiar e Shkupit më 15 shtator

Maqedonia

Konferenca e tretë e Forumit Ekonomik dhe Financiar e Shkupit më 15 shtator

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 12:56
Fatmir Besimi

Ministri i Financave në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi ka dhënë detaje për Konferencën e tretë vjetore të Forumit Ekonomik dhe Financiar të Shkupit (SEFF).

Besimi ka shkruar në Facebook se në këto momente, kur qëndrojnë drejt mundësive për një të nesërme më të mirë evropiane të Maqedonisë së Veriut, tema e sivjetme e diskutimit në Konferencë nuk mund të ishte ndonjë tjetër përveç "EVROPA - PO, EVROPA - TANI", përkatësisht, "Integrimi evropian dhe prosperiteti ekonomik".

“Nëse do të bënim një përmbledhje, përfitimet do të ishin si në vijim: Valuta e vetme dhe lëvizja e lirë - Sipas disa studimeve, aprovimi i valutës së përbashkët, si dhe heqja e kufijve të brendshëm në BE bëhet në drejtim të lehtësimit të mëtejshëm të tregtisë, duke stimuluar kështu rritjen ekonomike dhe zhvillimin e ekonomive të caktuara. Ekonomitë e shkallës - Tregu i vetëm prej gjysmë miliardi konsumatorësh, që do të nënkuptonte ulje të kostove përmes vëllimit më të madh të prodhimit. Valuta e vetme dhe lëvizja e lirë - Aprovimi i valutës së përbashkët dhe heqja e kufijve të brendshëm në BE bëhet në drejtim të lehtësimit të mëtejshëm të tregtisë, duke stimuluar kështu rritjen ekonomike dhe zhvillimin e ekonomive të caktuara. Integrimi financiar - Aspekti i hapjes financiare, me nivel më të madh të liberalizimit të llogarisë kapitale. Solidariteti dhe fondet e përbashkëta. BE siguron fonde strukturore dhe investuese për vendet e reja anëtare. Integrimi institucional - Përmirësimi në drejtim të sundimit të ligjit, stabilitetit politik, cilësisë rregullatore, luftës kundër korrupsionit, llogaridhënies, efektivitetit në sektorin publik dhe shërbimeve”, ka shkruar ai.

Forumi Ekonomik dhe Financiar i Shkupit (SEFF), është nismë e Ministrisë së Financave për vendosjen e platformës lidhur me debatet mbi politikat publike në temat që janë relevante për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e gjerë.

Konferenca mbahet më 15 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat