Kovaçevski: Qytetarët nuk duan të shkojnë në Kazakistan apo Uzbekistan, por në BE

Maqedonia

Kovaçevski: Qytetarët nuk duan të shkojnë në Kazakistan apo Uzbekistan, por në BE

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 14:50
Kovaçevski: Qytetarët nuk duan të shkojnë në Kazakistan apo Uzbekistan, por në BE

Duke iu drejtuar mediave, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se VMRO-DPMNE-ja opozitare duhet të përfshihet në procesin për anëtarësimin e vendit në BE sepse qytetarët tanë nuk duan të shkojnë në Kazakistan apo Uzbekistan, por në BE.

Qytetarët nuk duan të shkojnë në Kazakistan, Uzbekistan, por në BE. Sepse atje ka drejtësi sociale, ka sundim të demokracisë dhe këtë duan qytetarët tanë.

Këtë duam edhe ne. Me këtë proces ne sigurojmë hyrjen në BE dhe nuk do të ndalem së përsërituri se BE-ja ka një efekt të madh në standardin ekonomik.

Shembuj të Sllovakisë, Republikës Çeke, Rumanisë, Hungarisë, nuk ishte e mundur të imagjinohej kurrë që qytetarët tanë të shkonin të punonin atje, por me hyrjen në BE u rritën pagat, investimet e tyre, investimet e huaja direkte dhe shumë përfitime të tjera.” tha Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat