Vazhdon protesta, protestuesit hedhin gjësende para Prokurorisë

Maqedonia

Vazhdon protesta, protestuesit hedhin gjësende para Prokurorisë

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 20:36
Pamje nga protesta

Vazhdon protesta dhe thirrjet për dorëheqje para objektit të Prokurorisë së Shkupit.

Edhe pse protesta është e qetë, ka protestues që vezë dhe gjësende të tjera para objektit të Qeverisë, ndërkaq vazhdimisht dëgjohen thirrje për dorëheqje dhe përgjegjësi.

Protesta nga objekti i Qeverisë u zhvendos para Prokurorisë, ndërkaq protesta organizohet nga organizata joqeveritare.

Kujtojmë se protestuesit protestojnë për rastin e fundit në Klinikën për Onkologji ku punonjësit e kësaj klinike kanë keqpërdorur barnat e pacientëve të sëmurë nga kanceri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat