Pensionistët e Prilepit në protesta, kërkojnë rritjen e pensioneve

Maqedonia

Pensionistët e Prilepit në protesta, kërkojnë rritjen e pensioneve

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Pensionistët e Prilepit sot dolën në protesta dhe e bllokuan rrugën në dalje të Prilepit, para autostradës Prilep – Manastir.

Në protestë ata përsëritën se nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje lineare të pensioneve prej 3.500 denarë dhe përmes Gjykatës Kushtetuese do të kërkojnë ndryshim të metodologjisë për llogaritjen e pagave.

“Nuk largohemi nga kërkesa jonë për rritje lineare e jo përqindje të pensioneve, përkatësisht për 3.500 denarë. Do të jemi unikë, të bashkuar dhe nuk do të dorëzohemi. Ndryshe, nuk pajtohemi me propozimet e ministres të Punës dhe Politikës Sociale. Ne vazhdimisht kemi kërkuar që në atë komision të ketë përfaqësues nga bordet shoqatave të pensionistëve për t’i shqyrtuar kërkesat tona, por kjo nuk po ndodh”, tha Verçe Jançeska nga Bordi iniciativ i pensionistëve të Prilepit.

Pensionistët janë të indinjuar që të gjithë po mbyllin veshin ndaj kërkesave të tyre.

Ata në protestë ftuan edhe deputetët e Prilepit, ku iu përgjigj deputeti Petar Risteski nga OBRM-PDUKM, i cili deklaroi se Qeveria dhe institucionet duhet të gjejnë zgjidhje adekuate për problemet dhe të përfshihet edhe opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat