Prokuroria për Onkologjinë: Po hetohen personat dhe analizohen provat e grumbulluara

Maqedonia

Prokuroria për Onkologjinë: Po hetohen personat dhe analizohen provat e grumbulluara

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 15:24
Prokuroria

Prokuroria Themelore Publike në Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme intensivisht ndërmarrin veprime për kontroll të akuzave për Klinikën e Onkologjisë, megjithatë duke pasur parasysh fazën në të cilën gjendet procedura prokuroria nuk ka mundësi që të ndajnë hollësi, informojnë nga Prokuroria për rrjedhën e procedurës për Klinikën e Onkologjisë.

Nga Prokuroria thonë se në mesin e shumë veprimeve të tjera, në vazhdimësi po hetohen personat të cilët mund të kenë njohuri.

“Gjithashtu, ka filluar edhe një pjesë e analizave të provave materiale të grumbulluara.

Prokuroria Publike e kupton interesimin e publikut për këtë lëndë dhe në atë moment që do të arrihen kushtet objektive pa u dëmtuar rrjedha e procedurës, do të informojë në mënyrë adekuate për të gjitha rezultatet nga veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat