Mickoski për mungesën e librave: Gjeneratat e të rinjve janë "gjymtuar"

Maqedonia

Mickoski për mungesën e librave: Gjeneratat e të rinjve janë "gjymtuar"

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 16:30
Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka folur për procesin arsimor në vend, gjegjësisht mungesën e librave në vitin e ri shkollor.

Ai tha se “si person që është pjesë e procesit arsimor mund të konstatoj që gjeneratat e reja janë “gjymtuar” për shkak se kjo qeveri kriminele e BDI-së dhe LSDM-së duan që nëpërmjet keqpërdorimit të tenderëve të montuar të pasurohen”.

“Kjo është arsyeja përse vonohen tekstet e librave”, tha Hristijan Mickoski.

Ai shtoi se në këtë situatë shtrohet pyetja se çfarë ka bërë Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë gjithë vitit që më 1 shtator e kanë kuptuar se tekstet shkollore nuk janë shtypur.

“Mund të konstatoj se vetëm krimi dhe paaftësia është në prapavijë të asaj që na ndodh disa vite me radhë nga qeverisja e BDI-së dhe LSDM-së”, ka përfunduar Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat