MPJ u bën thirrje shtetasve të Maqedonisë të shmangin vendet e rrezikshme në Greqi

Maqedonia

MPJ u bën thirrje shtetasve të Maqedonisë të shmangin vendet e rrezikshme në Greqi

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 16:41
MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi shprehu ngushëllime për familjet e viktimave nga koha e ligë që ka përfshirë Greqinë.

“Informojmë se Përfaqësitë Diplomatiko-Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Greqi janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente, me qëllim që t’u ofrohet ndihmë qytetarëve tanë që ndodhen në zonat e rrezikuara. Sipas informacioneve nga Ambasada në Athinë, më 6 shtator, një shtetas i yni ndodhet në qytetin Volos, në vend të sigurt, në një hotel lokal”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ata bëjnë thirrje që të shmangin zonat e rrezikuara dhe të qëndrojnë të sigurt deri në evakuimin e mundshëm.

“Në dispozicion janë SOS numri i MPJ-së 075/273-732, telefonat e shërbimit të Ambasadës në Athinë +306944743071 dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik +30 6987200410”, thuhet në fund të njoftimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat