Petrovska: Gratë në siguri nuk janë vetëm një numër, ato janë vlerë dhe cilësi

Maqedonia

Petrovska: Gratë në siguri nuk janë vetëm një numër, ato janë vlerë dhe cilësi

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 18:20
Petrovska

Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska sot në mëngjes në Tetovë mbajti fjalim në sesionin e parë të punës në suaza të konferencës së organizuar nga kryesia e Maqedonisë me OSBE-në kushtuar “Barazisë gjinore dhe emancipimit të grave”. Ajo iu referua promovimit të përfshirjes dhe lidershipit të grave në ndërtimin e paqes dhe menaxhimit të konflikteve.

“Gratë kanë një rol shumë të rëndësishëm në negociatat paqësore dhe në proceset e sjelljes së vendimeve. Dhe, këtu nuk flasim për shifra, por për vlera kyçe dhe cilësi. Flasim për ndërtimin dhe pozicionimin e grave-lidere që përdorin intelektin, aftësitë dhe potencialin e tyre për ndërtimin e paqes së qëndrueshme. Karakteristika kryesore e grave-lidere është guximi i tyre dhe kjo është diçka që mund ta shohim çdo ditë përmes luftës së guximshme të grave ukrainase, civile dhe me uniformë, për lirinë e vendit të tyre dhe sigurinë e popullit ukrainas”, theksoi Petrovska.

Ministrja nënvizoi se nuk duhet të lejojmë që gratë – profesioniste në fushat e tyre, të cilat punojnë pa u lodhur dhe me përkushtim, të mbeten pa u vënë re dhe se duhet të punojmë me përkushtim që lidershipi femëror të jetë pjesë integrale dhe e pandashme e arkitekturës moderne të sigurisë. Lidhur me vendin dhe rolin e gruas në Maqedoninë e Veriut, ministrja Petrovska theksoi se është nder të drejtosh një nga ministritë më komplekse – të mbrojtjes, dhe se ky duhet të jetë një mesazh tjetër me zë të lartë për të gjitha të rejat që të besojnë në vetvete dhe të zgjedhin të jenë pjesë e sektorit të mbrojtjes, sepse gratë mund të bëjnë vërtet ndryshim.

“Në Maqedoninë e Veriut, njohja e kësaj çështjeje sociale dhe përkushtimi i fortë i aktorëve politikë na kanë çuar te gratë e sotme mbi 40 për qind në Kuvendin e Maqedonisë. Ne kemi nevojë edhe për më shumë gra – ministre në Qeveri. Si ministre e mbrojtjes për më shumë se një vit nuk mund të jem e kënaqur nëse nuk shoh më shumë gra në pozita udhëheqëse dhe prandaj ne, gratë lidere, duhet të motivojmë dhe inkurajojmë më shumë gra që të jenë të suksesshme”, tha Petrovska.

Ministrja shtoi se Ministria është duke punuar në vazhdimësi në zhvillimin e kulturës për barazi gjinore dhe perspektivë gjinore dhe tha se rezultatet janë të dukshme – në konkursin e fundit për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake prej 35 kadetësh të pranuar, prej të cilëve 14 janë femra. Ajo tha se Ministria është e përkushtuar për bashkëpunim me sektorin joqeveritar në këtë fushë.

Qëllimi i sesionit të parë të punës me titull “Gratë, paqja dhe siguria: forcimi i përfshirjes dhe lidershipit të grave për ndërtimin gjithëpërfshirës të paqes dhe menaxhimin e konflikteve” është që përmes shkëmbimit të përvojave të grave udhëheqëse dhe grave që janë pjesë e komunitetit akademik, të tregojnë për rëndësinë dhe mënyrat për të kapërcyer barrierat në përfshirjen e perspektivës së grave në aktivitetet e parandalimit të konflikteve, menaxhimit të krizave dhe zgjidhjes së konflikteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat