Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 20:45
Kuvendi i Maqedonisë

Me 48 vota “për”, 36 “kundër” dhe një të përmbajtur, Kuvendi sot pasdite i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal.

Votimit i parapriu debati në të cilin deputetët opoitarë paraqitën kritika të ashpra, duke akuuar se pushteti i sjellë këto ndryshime ligjore për t’i amnistuar ata që e shkelën ligjin. Siç theksuan deputetët nga OBRM-PDUKM, edhe në këtë rast po keqpërdoret flamuri evropian.

Por, sipas zëvendësministrres së Drejtësisë, Viktoria Avramovska – Madiq e cila u replikoi, nga gjithsej 38 nene në ndryshimet dhe plotësimet ligjore, 35 janë me direktiva të BE-së.

“Që të mos ketë hamendje dhe dilema përse Ligji është me flamur evropian, theksoj se parasheh 38 nene nga të cilat 35 janë me direktiva të BE-së. Dje kur e dhashë Propozimin prse duhet të jetë me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtë, përmenda se qëllimi është harmonizimi me legjislaturën evropiane”, theksoi Avramovska – Madiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat