LDM: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë amnisti klasike për funksionarët e LSDM-së dhe BDI-së

Maqedonia

LDM: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë amnisti klasike për funksionarët e LSDM-së dhe BDI-së

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 22:34
LDM

Lidhja Demokratike e Maqedonisë përmes një njoftimi ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit në Kodin Penal ku parashihet ulja e dënimit për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Sipas tyre, kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në drejtësi dhe amnisti klasike për funksionarët e LSDM-së dhe BDI-së për krimin që e kanë bërë gjatë këtyre 7 viteve.

“U bëjmë thirrje gazetarëve, sektorit civil, ekspertëve dhe qytetarëve që zëshëm të kundërshtojnë këtë veprim kriminal”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se në Kuvend po keqpërdoret flamuri evropian dhe ka trysni ndaj deputetëve që këto ndryshime të votohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat