Burg për profesorët Shuklev dhe Ristevski, kanë kërkuar para dhe shërbime seksuale për nota kaluese

Maqedonia

Burg për profesorët Shuklev dhe Ristevski, kanë kërkuar para dhe shërbime seksuale për nota kaluese

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 14:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykata Penale e Shkupit ka shqiptuar aktgjykimin për herë të dytë për rastin “Erasmus”.

I akuzuari Bobek Shuklev u dënua me 4 vjet e gjashtë muaj burg për “marrje ryshfet”, Sllave Ristevski për dy vepra penale “marrje ryshfet” u dënua me katër vjet burg, Dragan Denkovski për tre vepra penale “marrje ryshfet” u dënua me dënim me dy vite burg me kusht, nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Gjykata, të akuzuarve Bobek Shuklev dhe Sllave Ristevski ua ndaloi kryerjen e profesionit të profesorit për pesë vite.

Shuklevit i janë marrë edhe bankënota.

Ndryshe, ky është gjykimi i dytë për rastin “Erasmus”, pasi në qershor të vitit 2021, rasti ra në Apel, kur u vërtetua vetëm lirimi për profesorin Stojan Debarliev, raporton telegrafi.

Apeli e ktheu në rigjykim lëndën “Erasmus” dhe nuk konfirmoi dënimet me burg për profesorët e Fakultetit Ekonomik të shqiptuara më parë nga Gjykata Penale.

Tre profesorët Bobek Shuklev, Dragi Janev, Sllave Ristevski dhe demonstruesi Dragan Denkovski u ndoqën penalisht për marrje ryshfeti nga studentët për shkrimin e notave të mesme. Me rastin e shqiptimit të dënimit, për profesorët Shuklev dhe Janev, gjyqtari po ashtu tha se është vërtetuar se ata kanë kërkuar edhe shërbime seksuale nga studentet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat