Pacientët e Onkologjisë kërkojnë të mos politizohet rasti

Maqedonia

Pacientët e Onkologjisë kërkojnë të mos politizohet rasti

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 17:39
Onkologji

Në konferencën e sotme ër shtyp, pacientët para Prokororisë Themelore Publike në Shkup kërkuan nga Klinika e Onkologjisë që në hetim të përfshihen të gjithë përfaqësuesit e partive politike në mënyrë që të mos përfundojë rasti me komente politike.

Siç njoftuan ata, në takimin e sotëm në Prokurorinë Themelore Publike u është thënë se procedura ka nisur dhe për shkak të vëllimit të materialit që po shqyrtohet, në këtë lëndë gjyqësore punojnë dy prokurorë.

“Na siguruan se nëse është e nevojshme në hetim të kërkohet edhe prokuror i tretë, ai do të thirret dhe do të jetë pjesë e këtij heimi me qëllim që të mbulohen sa më shumë storje”, tha pacientja Ana Marijanoviq.

Ajo shtoi se në takim kanë theksuar disa informacione në lidhje me rastin të marra nga pacientë të onkologjisë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse mjekët dhe infermieret do të punojnë ende në onkologji, Marijanoviq theksoi se ata do të vazhdojnë për shkak se prej tyre varet jeta e pacientëve.

Pacientja Vanja Micevska theksoi se ky ishte takimi i parë me Prokurorinë dhe se do të vazhdojnë të vijnë me qëllim që të ketë kushte më të mira për pacientët, ndërkaq Anzhelika Koleva, në emër të pacientëve të onkologjisë, theksoi se kërkesat e tyre janë përgjegjësi dhe zbulimi i së vërtetës.

Ndryshe, protesta e ardhshme në lidhje me rastin e Onkologjisë pritet të vazhdojë të hënën e ardhshme nga ora 18:00 para Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat