Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me diell me vranësira mesatare. Në pjesën jugore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 25 deri në 31 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.

Në ditët në vijim do të ketë periudhë të qëndrueshme moti me mëngjese të freskëta, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe më i ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat