Kacarska: Nuk pajtohem me ndryshime të këtilla në Kodin Penal

Maqedonia

Kacarska: Nuk pajtohem me ndryshime të këtilla në Kodin Penal

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 16:42
Kryetarja e Gjykatës Kushtetutese, Dobrilla Kacarska

Kryetarja e Gjykatës Kushtetutese, Dobrilla Kacarska në pyetje të gazetarëve u shpreh se është e habitur me miratimin e këtyre ndryshimeve në Kodin Penal.

“Asapak nuk kam qenë në dijeni për këto ndryshime. Si gjykatëse me përvojë mund të them se nuk pajtohem me ndryshime të këtilla në Kodin penal, posaçërisht për vepra penale të këtilla”, deklaroi Kacarska.

Ajo shtoi se sipas këtyre ndryshimeve, sipas asaj që ka lexuar në media, do të ketë vjetërsime të një pjesë të madhe të lëndëve që janë në gjykata.

Kacarska po ashtu mbetet e habitur se si mund të miratohet një ligj i këtillë, kurse për dy vite nuk mund të zgjidhen gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat