Kacarska: E habitur me ndryshimet në Kodin penal

Maqedonia

Kacarska: E habitur me ndryshimet në Kodin penal

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 11:17
Dobrilla Kacarsk

Kryetarja e gjykatës kushtetuese, dobrila kacarska, tha se është e befasuar nga ndryshimet në kodin penal dhe se nuk e dinte se po përgatiteshin ndryshime të tilla.

Sipas saj nuk mund të mbrohen ulja e dënimeve në kodin penal, me konfiskimin e pasurisë.

Si gjykatëse prej shumë kohësh në gjykatën penale, sigurisht që nuk jam dakord me ndryshime të tilla në kodin penal, veçanërisht jo për krime të tilla por do të thosha edhe diçka tjetër në këtë drejtim nëse gjykatësit do të kishin marrë vendime për të gjitha ato çështje, dyshoj se do të kishte ndryshime të tilla në kodin penal. Sipas këtyre ndryshimeve, sipas asaj qe kam lexuar ne media, duke qene se nuk i punoj ato lëndë, sigurisht që do të ketë vjetërsime të një pjese të madhe të këtyre çështjeve që janë ne gjykatën penale, por nuk e di cilat dhe sa janë sepse nuk i punoj.

Jam vërtet e habitur sesi u miratua ky ligj, pa asnjë pengesë edhe nga opozita, dhe nga ana tjetër, prej dy vitesh e prej disa muajsh gjykatësit e gjykatës kushtetuese nuk mund të zgjidhen, nuk mund të kompletohemi. Që do të thotë se ku ju konvenon politikanëve, nuk ka pengesa, kështu shkon, atje ku duan të bëjnë obstruksione e bllokojnë edhe shtetin”, deklaroi Dobrilla Kacarska, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat