E goditi rryma elektrike derisa po punonte, ndërroi jetë 44-vjeçari nga Kumanova

Maqedonia

E goditi rryma elektrike derisa po punonte, ndërroi jetë 44-vjeçari nga Kumanova

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Një kumanovar ka ndërruar jetë në vendin e punës pasi ka marrë goditje nga korrenti.

Bëhet fjalë për personin D.G. nga Kumanova.

Më datë 08.09.2023 rreth orës 16:50 në SPB-Kumanovë është raportuar se nga goditja elektrike në një fabrikë në Kumanovë është lënduar D.G.(44) nga Kumanova. Ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekjen”.

Nga MPB thonë se sipas udhëzimit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat