Mantelbardhët ultimatum Qeverisë së RMV-së

Maqedonia

Mantelbardhët ultimatum Qeverisë së RMV-së

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Numërimi mbrapsht ka filluar, nëse brenda 10 ditëve nuk plotësohen kërkesat e sindikalistëve të shëndetësisë, mantelbardhët do të pushtojnë rrugët.

Koordinatori Kombëtar për Shëndetësi dhe kreu i Sindikatës së Pavarur, Bobi Bojçevski thotë se kjo do të jetë protesta më e madhe pas asaj në vitin 1999.

Kërkesat e tyre janë rritja e pagës për 30 për qind për të gjithë punonjësit shëndetësor dhe një marrëveshje e re kolektive.

“Gjatë muajit shtator, pas 20 shtatorit do të kemi koordinim me sindikatat e tjera, do të ketë protestë masive, më duket do të jetë protesta më e madhe, pas protestës së mantelbardhëve në vitin 1999. Mantelbardhët janë në fund të durimit, mantelbardhët dalin në rrugë. 08:43 Nesër lëshojmë njoftim përsëri te Ministria e Shëndetësisë, përsëri njoftim te Qeveria, nëse nuk ka përgjigje, neve nuk na mbetet asgjë tjetër, asfalti, rruga është shtëpia jonë e dytë. Ne thjesht kërkojmë jetë, kërkojmë pagë që të mund ta mbulojmë muajin”, tha Bobi Bojçevski, koordinator kombëtar për shëndetësi.

Kryetari i sindikatës ironizon duke theksuar se rritja prej 30 për qind për punonjësit shëndetësor nga ana e autoriteteve konsiderohet si astronomike, ndërkohë që ata për vete kanë rritur pagat për 78 për qind.

“Le të mos habiten që ne kërkojmë 30 përqindësh astronomik, krahasuar me 78 përqindëshin e tyre të mjerë, jorastësisht them astronomike, pasi nuk u jepen të holla dhe u duket shumë. Ndërsa për ta ato 78 përqind ishin pak, dhe pas atij 78 përqindëshi tani do të marrin edhe 10 përqind që i merr administrata, domethënë nuk është 78 por 88 përqind”, u shpreh Llazo Hristoski, Sindikata e Pavarur e Geriatrisë, raporton Alsat.mk.

Sindikalistët thonë se një numër i madh i punonjësve shëndetësorë marrin paga që fillojnë prej 20 700 denarë, ndërsa marrëveshja aktuale kolektive është më e keqja që kur ekziston sistemi shëndetësor në vend. Mes tjerash ata kërkojnë që të ketë stazh pune të favorizuar për të gjithë punonjësit e ndihmës së shpejtë, punonjësit në repartin e rëntgenit dhe ata në psikiatri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat